Zuckerberg dhe gruaja e tij dhurojnë 300 milion dollarë për zgjedhjet presidenciale, fill pas akuzave se Facebook keqpërdoret nga politika

Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij, Priscilla Chan, zbuluan të martën planet e tyre për të dhuruar $ 300 milion në përpjekje për të ndihmuar njerëzit të votojnë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Lajmi u zbulua nga dy organizatat jofitimprurëse që përfitojnë nga donacioni: Qendra për Jetën Teknike dhe Qytetare dhe Qendra për Inovacionin dhe Kërkimin Zgjedhor.
Qendra për Jetën Teknike dhe Jetë Qytetare do të marrë 250 milion dollarë, të cilat thotë se do t’i shpërndajë në juridiksionet lokale të zgjedhjeve për personel, trajnim dhe pajisje.
Qendra për Inovacionin dhe Kërkimin Zgjedhor do të marrë 50 milion dollarët e mbetura, të cilat do të shpenzohen për të ndihmuar juridiksionet lokale të sigurojnë të dhënat e tyre të votimit.
Donacionet vijnë pasi Zuckerberg është nën vëzhgim të vazhdueshëm mbi përhapjen e dezinformatave politike në Facebook dhe mbi politikat e kompanisë në lidhje me kontrollimin e fakteve.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.