Zuckerberg humbet 7 miliardë dollarë – Nuk është aspak problem!
Një grup reklamuesish të profilit të lartë njoftuan këtë javë se do të bojkotonin marketingun në Facebook deri në korrik, duke iu përgjigjur kritikave për mosveprimin e Facebook ndaj gjuhës së urrejtjes. Stoku i Facebook ra 8% të premten, duke fshirë 7 miliardë dollarë nga vlera neto e CEO Mark Zuckerberg.
Bojkoti është një shembull tjetër i gatishmërisë së rritur të markave të mëdha për të marrë një qëndrim, pasi ata i përgjigjen presionit nga punonjësit e tyre dhe klientët. Por siç raportojnë Tanya Dua, Lauren Johnson dhe Lucia Moisiu, shumë prej këtyre reklamuesve nuk shpnezojnë shumë në Facebook.
Shumica e reklamave të Facebook vijnë nga ndërmarrje të vogla që nuk kanë mundësi të anashkalojnë marketingun në këtë Facebook. Markat më të vogla, nëse bashkohen me bojkotin mund të humbin deri në 80% të të ardhurave të tyre mujore, tha Devin Whitaker, drejtor i marketingut të performancës në agjencinë e reklamave Good Moose.
Kështu, lajmi i bojkotit apo humbja e 7 miliardë dollarëve, nuk vjen rënë në veshin e Zuckerberg. Megjithatë, Facebook ka premtuar se do të heqë fjalimet e urrejtjes nga politikanët, por kjo politikë e re nuk do të vijë si rezultat i bojkotit të marketuesve por si rezultat i presionit të brendshëm të punonjësve të Facebook.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.