Zviceranët drejtohen në qendrat e votimit – Do ta braktisin marrëveshjen e tyre të lëvizjes së lirë me BE-në?!
Mbështetësit thonë se lëvizja do të lejojë Zvicrën të kontrollojë kufijtë e saj dhe të zgjedhë vetëm emigrantët që dëshiron. Kundërshtarët argumentojnë se kjo do të zhysë një ekonomi të shëndetshme në recesion dhe do të privojë qindra mijëra qytetarë zviceranë nga liria e tyre për të jetuar dhe punuar në të gjithë Europën. Ministri i drejtësisë thotë se kjo do të krijonte një situatë “më të keqe se Brexit”.
Pse Zvicra jo anëtare e BE-së duhet të shqetësohet me lëvizjen e lirë?
Zvicra vendosi shumë kohë më parë që të mos bashkohej me BE, por ajo dëshiron hyrjen në zonën e tregtisë së lirë të Europës dhe ajo dëshiron të bashkëpunojë me Brukselin në fusha si transporti, mjedisi, kërkimi dhe arsimi.
Çmimi për këtë është të regjistroheni në “shtyllat” kryesore të politikës së BE-së përfshirë lëvizjen e lirë dhe kufijtë e hapur të Shengenit. BE vazhdimisht u ka thënë zviceranëve se nuk do të ketë zgjedhje selektive: braktisja e lëvizjes së lirë do të thotë të largohesh edhe nga ato marrëveshje fitimprurëse.
Pse tani?
Propozimi vjen nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë (SVP) dhe është pasardhëse e një referendumi të mbajtur në 2014 (gjithashtu nga Partia Popullore) për të futur kuota për emigrantët nga BE.
Kjo u aprovua me një diferencë shumë të vogël (50.33% thanë po, 49.67% thanë jo), duke detyruar qeverinë zvicerane për të gjetur një marrëveshje që Brukseli do të pranonte. Në fund u ra dakord për një kompromis: punëdhënësit zviceranë u duhej t’u jepnin përparësi punëtorëve me banim të përhershëm në Zvicër, në sektorët e punës ku papunësia është tashmë e lartë.
SVP e hodhi poshtë marrëveshjen si aq të dobët sa që ishte praktikisht e pakuptimtë dhe tani janë kthyer me një kërkesë të dytë për të dalë plotësisht nga lëvizja e lirë. (BBC)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.