Zvicra do të hapë kufijtë për Europën në 15 qershor – Ja cilat vende do të përfshihen
Zvicra planifikon të hapë kufijtë e saj për vendet e Bashkimit Europian, anëtarët e EFTA-s dhe Britaninë më 15 qershor, tha qeveria të Premten, duke publikuar kështu kalendarin e saj të lirimit të masave kufizuese ndërsa rastet me koronavirus në vend kanë shënuar një rënie.
Ministrja e Drejtësisë Karin Keller-Sutter informoi kolegët e saj të kabinetit për masën, e cila shkon më tej sesa një plan origjinal për të hapur kufij me fqinjët Gjermani, Austri dhe Francë më 15 qershor dhe synon të shtojë më shumë vende deri më 6 korrik.
Muajin e kaluar Zvicra i tha fqinjit të saj jugor Italisë, që ka vuajtur nga numri më i lartë në botë i infeksioneve dhe vdekjeve COVID-19, se plani i Romës për të hequr kontrollet kufitare nga 3 qershori ishte “shumë herët”.
Rastet e reja zvicerane të COVID-19, sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga koronavirusi, u rritën me 23 të Premten duke e çuar numrin total në 30.936 ndërsa numri i viktimave arriti në 1.660.(Reuters)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.