‘Zvicra furnizon Europën me ilaçe’ – Si ka ecur tregtia e produkteve medicinale dhe farmaceutike në BE
Në vitin 2020, eksportet dhe importet e produkteve medicinale dhe farmaceutike u rritën në shumicën dërrmuese të Shteteve Anëtare të BE-së, pavarësisht nga rënia e përgjithshme në tregti pas masave kufizuese të marra në përgjigje të shpërthimit COVID -19.
Sllovenia raportoi rritjen më të madhe të importeve në produktet medicinale (+ 31%) dhe rritjen e dytë më të madhe në eksporte (+ 42%). Greqia regjistroi rritjen më të madhe në eksportet e produkteve medicinale (+ 48%).
SHBA dhe Zvicra: partnerët kryesorë tregtarë të BE-së për ilaçet
Destinacioni kryesor i eksporteve jashtë BE-së të produkteve medicinale dhe farmaceutike në vitin 2020 ishin Shtetet e Bashkuara, duke zënë 34% të eksporteve të BE-së të këtyre produkteve, pasuar nga Zvicra (12%), Mbretëria e Bashkuar (8%) dhe Kina ( 6%).
Importet e produkteve medicinale dhe farmaceutike në BE erdhën kryesisht nga Zvicra (që zënë 35% të importeve të BE-së të këtyre produkteve) dhe Shtetet e Bashkuara (28%), pasuar nga Mbretëria e Bashkuar (12%).
Midis 2019 dhe 2020, tregtia e produkteve medicinale dhe farmaceutike nga Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe shumica e vendeve të tjera u rrit, me përjashtim të importeve nga Shtetet e Bashkuara (-11%; afër rënies së përgjithshme të importeve të SHBA në BE).
Gjatë kësaj periudhe, eksportet e produkteve medicinale dhe farmaceutike në Shtetet e Bashkuara dhe Zvicrën u rritën përkatësisht me 14% dhe 20%, ndërsa eksportet në Mbretërinë e Bashkuar ranë me 15%. Rritje janë vërejtur për shumicën e partnerëve të tjerë tregtarë të BE-së.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.