Zvicra po shkon drejt punësimit të plotë: Më shumë vende pune sesa të papunë! Vendet e reja për hidraulikë e marangozë

Zvicra po njeh një nivel të ulët papunësie që nënkupton se po shkohet drejt një punësimit të plotë të fuqisë punëtore të vendit. “La Repubblica” shkruan se si rrjedhojë ka më shumë oferta pune se persona që janë disponueshëm për plotësimin e tyre.
Një kompani në Zurich e specializuar në analizën e tregut të punës ka nxjerrë studimin sipas të cilit vendet e punës që po krijohen në vend janë shumë herë më shumë sesa fuqia punëtore.
Duke analizuar nivelin e punësimin është një e dhënë e vetme që duhet pasur parasysh: mes profesioneve më të kërkuara nuk rezultojnë ato që kërkojnë formim akademik por ato me formim profesional; hidraulikë, marangozë apo punonjës për industrinë metalurgjike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.