Zvicra po teston robotët që përdorin dritën UV për të shkatërruar viruset brenda avionëve
Një robot i armatosur me dritë ultraviolet që shkatërron viruset po testohet në aeroplanët zviceranë, një ide tjetër që synon të rikthejë besimin e pasagjerëve dhe t’i kursejë industrisë së udhëtimeve më shumë ‘dhimbje’ pandemike.
UVeya, një start up zviceran, po kryen provat e robotëve me kompaninë e shërbimeve të aeroportit me qendër në Dubai, Dnata brenda avionëve Embraer nga Helvetic Airëays, një kompani ajrore charter në pronësi të miliarderit zviceran Martin Ebner.
Prodhuesit e aeroplanëve ende duhet të certifikojnë pajisjet dhe po studiojnë ndikimin që drita e tyre UV mund të ketë në tapiceritë e brendshme, të cilat mund të zbehen pas shumë dezinfektimesh, tha bashkëthemeluesi i UVeya Jodoc Elmiger.
Akoma, ai shpreson se robotët pastrues mund të zvogëlojnë frikën e njerëzve nga fluturimi, edhe pse qarkullon COVID-19. “Kjo është një teknologji e provuar, është përdorur për mbi 50 vjet në spitale dhe laboratorë, është shumë efikase”, tha Elmiger të Mërkurën. “Nuk lë asnjë gjurmë ose mbetje”.
Ekipi i Elmiger ka ndërtuar tre prototipa deri më tani, njërën prej të cilave ai e demonstroi brenda një avioni Helvetic në Aeroportin e Cyrihut, ku trafiku ra me 75% vitin e kaluar.
Dritat e robotit, të montuara në një kornizë në formë kryqëzimi, hedhin gjithçka në një shkëlqim të kaltër të butë ndërsa ngadalë lëvizte lart në korridorin e Embraer. Një robot mund të dezinfektojë një aeroplan me një rresht në 13 minuta, nga fillimi deri në fund, megjithëse avionët më të mëdhenj zgjasin më shumë.
Drejtuesit e Dnata shpresojnë që prodhuesit e aeroplanëve do të nënshkruajnë robotët – Elmiger vlerëson se ata do të shesin për 15,000 franga zvicerane (15,930 dollarë) apo më shumë – pasi qeveritë kërkojnë masa të reja për të siguruar që udhëtarët e ajrit të mos sëmuren.
“Ne po kërkonim një zgjidhje të qëndrueshme dhe gjithashtu miqësore me mjedisin, për të përballuar këto kërkesa”, tha Lukas Gyger, zyrtari kryesor operativ i Dnata në Zvicër. (Reuters)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.