Zvicra refuzon reformat tatimore- Mbështesin kompanitë, shtojnë barrën e taksapaguesve

Zvicra ka hedhur poshtë planin e Qeverisë për të reformuar taksimin e korporatave, një vendim që rrezikon të dëmtojë imazhin e vendit që tërheq kompanitë shumëkombëshe. Ndërsa kundërshtarët thanë se reforma përbënte një serë “marifetesh të komplikuara tatimore”, votuesit i dhanë 60% të votave kundër dhe 40% pro.
Masat do ti jepnin kompanive reduktime për të ardhurat nga patentat dhe aktivitetet e kërkimit dhe zhvillimit (R&D). Për shkak të presioneve ndërkombëtare, Zvicra duhet të heqë dorë nga krijimi i kushteve perfekte për kompanitë shumëkombëshe, që gjenerojnë miliarda në të ardhurat nga taksat dhe punësojnë më shumë se 150 mijë njerëz.
Për të qëndruar mbështetëse ndaj këtyre, plani përfshinte uljen e ngarkesës tatimore nga kantonet për kompanitë në vend. Votuesit shqetësoheshin se kjo do të kufizonte portofolin publik dhe do të rriste barrën te taksapaguesit individual.
Analistët thonë se kjo do të gjeneronte një barrë shtesë tatimore prej 1,000 franga për ekonomitë familjare, si dhe shkurtimin e shpenzimeve për shërbime publike. Referendumi është vendimi i fundit që rrezikon ekonominë në Zvicër, që është një nga vendet më të begatë dhe kryeson në mënyrë të vazhdueshme indeksin global të konkurrueshmërisë të Forumit Ekonomik Botëror.
Kompanitë shumëkombëshe gjeneronin rreth 12% të Produktit të Brendshëm Bruto dhe punësonin 9% të totalit të të punësuarve në 2015-ën, tregojnë të dhënat në vend.
Klevis Llaha/RTVSCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.