Zyrtare/ Lindita Nikolla, kryetarja e re e Kuvendit
Lindita Nikolla do të jetë kryetarja e re e Parlamentit. Ajo pason në detyrë Gramoz Ruçin. Nikolla është bërë pjesë e klasës politike që në vitin 2003, duke shërbyer në detyra funksionale të ndryshme. Në 2013, Lindita Nikolla u zgjodh si Ministre Arsimi, në kabinetin qeveritar Rama – Meta. Në dhjetor 2018, Lindita Nikolla dha dorëheqjen, për shkak të protestave me zë të studentëve, mbi reformën e arsimit të lartë. Studimet bazë, Nikolla i kryer për matematikë, pranë Universitetit të Tiranës, e më tej është specializuar në administrim publik.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.