Zyrtarë të FED: Blerja e obligacioneve, duhet të mbetet pjesë e instrumentave

Rezerva Federale duhet të jetë e përgatitur për të ndërmarrë një programi të ri për sa i përket blerjes së obligacioneve, në rast se ekonomisë do t’i duhet të përballet përsëri me recensionin tronditës, u shprehen kështu tre zyrtarë të FED.
Presidenti i Bankës Federale të Bostonit, Eric Rosengren shkoi përtej mbrojtjes së asaj që ishte një mjet i diskutueshëm, në luftën e bankës qendrore amerikane kundër Recensionit të Madh, duke thënë se është e “pashmangshme” dhe se FED do t’i duhet të angazhohet në lehtësim sasior.
Ndërkohë që Presidenti i Bankës Federale në St. Louis, James Bullard në të njëjtin panel u shpreh dhe tha se ai beson se bilanci i FED përfundimisht duhet të tkurret me më shumë se gjysmën, në 2 trilion por gjithashtu, Banka Federale duhet të jetë në gjendje të shtojë obligacione të reja në bilanc në rast se do të duhen në të ardhmen.
Gjithashtu pjesë e panelit ishte edhe Presidenti i Bankës Federale në Cikago, i cili tha se FED duhet të ruajë aftësinë për të blerë obligacione nëse është e nevojshme, por tashmë qëllimi kryesor është forcimi i ekonomisë sa më shumë të jetë e mundur, për të shmangur kështu nevojën e blerjes së obligacioneve në të ardhmen.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.