Zyrtarizimi i kriptovalutave – Bundesbank hedh poshtë prezantimin e një monedhe për Eurozonën

Anëtarët e bordit të Bundesbank kanë përjashtuar prezantimin e një monedhe dixhitale zyrtare të Eurozonës dhe paralajmëruan përsëri për humbjet nga investimet në kriptovaluta si bitcoin.
“Paraja dixhitale nga bankat qendrore e ngjashme me paranë fizike, është diçka që nuk pritet në të ardhmen”, deklaron Bundesbank. Valutat dixhitale i mundësojnë përdoruesve kryerjen e transaksioneve online përtej kufijve në mënyrë të menjëhershme dhe kanë fituar popullaritet këtë vit, për shkak të rritjes së frikshme në vlerë.
Më e njohura prej tyre, Bitcoin, është rritur me rreth 2000% që prej fillimit të vitit. Megjithatë, të premten e kaluar, valuta humbi 30% në një ditë të vetme, çka tregon për luhatjen e madhe që bartin këto aktive.
Banka e Rregullimeve Ndërkombëtare në Bazel, deklaroi gjatë Shtatorit se është ende shumë herët për të vlerësuar nëse bankat qendrore mund të emetojnë kriptovalutat e tyre, për shkak se rreziqet nuk mund të llogariten plotësisht dhe teknologjia është ende e patestuar.
Disa analistë kanë paralajmëruar për investimet me levë financiare në valutat dixhitale. Nëse humbjet ndikojnë edhe të tjerët për shkak të financimit me kredi, atëherë do të rritej rreziku i goditjeve në tregjet financiar.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.