Zyrtarizohet krijimi i shoqatës së tregtisë online – Jaçe: Shqipëria, prapa. Problem, korniza ligjore. Kadia: Synojmë ekonomi të formalizuar

Shoqata e-commerce ka zyrtarizuar tashmë formimin e saj, ku janë bashkuar qindra subjekte që operojnë në tregtinë online brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në një konferencë të zhvilluar një ditë më parë përfaqësuesit e biznesit por dhe ekspertët shprehën problematikat dhe nevojat që ka ky treg.
Dhoma amerikane e tregtisë e ka cilësuar këtë sektor si të prapambetur për shkak të të kornizave ligjore dhe mos njohjen e funksionimit të këtij tregu.
Ndërsa zv Ministri i Financave Besart Kadia tha se një plan veprimi do të funksionoj për vitet e ardhshme që do të ndihmoj këtë treg teksa u bëri thirrje bizneseve për formalizim.
Prioritet e ngritura në konferencë ishin rritja e besimit të konsumatorit, i cili është i lëkundur për shkak të informalitetit që ekziston kryesisht në rrjetet sociale, ndërkohë që paralelisht kërkohet edhe rritja e standarteve për të vijuar me revolucion digjital.
Brenda kësaj shoqatës së tregtisë online kanë lidhur bashkëpunimin edhe 8 kompani, të cilat procedojnë me pagesat.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.