Erion Braçe mandatohet si zëvëndëskryeministër! Zëvëndëson Senida Mesin

Kreu i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe do të mbajë detyrën e zëvëndëskryeministrit duke zëvëndësuar në detyrë Senida Mesin. Kjo u njoftua nga kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij kryeministri vlerësoi Senida Mesin për bashkëpunimin ndërsa paralajmëroi se akti i parë që do të firmosë zëvëndëskryeministri i ri do të jetë Pakti për Universitetin.