Kompania e teknologjisë do t’i japë çdo punonjësi 1 mijë dollarë – Arsyeja: Zgjatja e periudhës së punës në distancë!
Kompania prestigjioze Apple do të vonojë kthimin e punëtorëve të saj në zyrë deri në një datë “ende për t’u përcaktuar”, ndërkohë që do t’u japë të gjithë punonjësve të saj të korporatave dhe shitjeve me pakicë 1000 dollarë për të blerë pajisje për zyrat e tyre në shtëpi.
Vendimi u nda me punonjësit e Apple në një email nga CEO Tim Cook, sipas raportimeve të shumta.
Lëvizja e gjigantit të Silicon Valley vjen mes një rritje të rasteve me Covid-19 dhe shqetësimeve për përhapjen e variantit Omicron. Në fillim të kësaj jave, Apple rivendosi një mandat maskash në të gjitha dyqanet e saj në SHBA dhe thuhet se po mbyll gjithashtu disa prej tyre për shkak të rritjes së rasteve.
Disa kompani duke përfshirë Google, Lyft, Uber dhe Amazon kanë shtyrë gjithashtu disa herë datat e tyre të rihapjes, ndërsa pasiguria rreth pandemisë vazhdon.
Në fillim të pandemisë, disa kompani, përfshirë Google dhe Facebook, gjithashtu u ofruan punonjësve të tyre bonuse prej 1000 dollarësh për të ndihmuar me shpenzimet e punës nga shtëpia.CNN
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.