1.7 milion euro për spitalin e Elbasanit – Rama dhe Manastirliu inspektojnë ambientet e reja
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizitoi spitalin e Elbasanit ku Urgjenca dhe Patologjia janë në funksion të plotë për 275 mijë banorët e Qarkut të Elbasanit, nëpërmjet një investimi prej 1.7 milionë eurosh.
Ministrja Manastirliu tha se falë angazhimit edhe të stafit mjekësor të Spitalit Rajonal të Elbasanit, investimi i ri është realizuar në kohë rekord.
“Spitali i ri ka marrë vlerësimet maksimale nga mjekët që kanë punuar aty prej vitesh dhe pacientët të parë që po marrin ndihmën mjekësore”, u shpreh Ministrja Manastirliu.
“Më mirë nuk bëhet. Ju faleminderit shumë për këtë dhuratë që i bëtë Elbasanit. E meritonte Elbasani këtë lloj shërbimi, këtë lloj urgjence. Unë kam qenë dhe në Gjermani, kam bërë dhe trajnime. Kur e shoh këtë ambient këtu, them i kemi më të mira. Është detyra jonë t’i mirëmbajmë,” – u shpreh një nga pjesëtarët e stafit mjekësor.
Lidion Kulla / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.