Pastrimi i parave, Shqipëria përsëri në listën gri të 23 shteteve – Raporti i qershorit i FATF: Mungojnë procedimet penale konkrete, penalitetet për mosdeklarim të dhënash

FATF, Task Forca Evropiane për Veprimin Financiar, ka vendosur Shqipërinë në listën e shteteve nën mbikëqyrje të shtuar për rrezikun e pastrimit të parave, pak pasi Moyval konkludoi se Shqipëria ka përmirësuar kuadrin ligjor për parandalimin e këtij rreziku. Në të kundërt të Moneyval, e cila mbikëqyr legjislacionin e shteteve. Task Forca Evropiane për Veprimin Financiar mat rezultatet konkrete në luftën kundër parandalimit të pastrimit të parave.
Dhe në mbledhjen plenare të zhvilluar këtë Qershor, Task Forca e vë theksin pikërisht te mungesa e rezultateve konkrete në hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të personave të përfshirë në pastrim parash.
“Shqipëria duhet të vijojë të punojë në implementimin e planveprimit për adresimin e mangësive ku përfshihen: së pari sigurimi i një kuadri ligjor të përshtatshëm për vendosjen e sanksioneve të pranueshme dhe bindëse për mosreggjistrimin e të dhënave nga kompanitë dhe OJF-të; dhe së dyti, rritje të numrit të procedimeve penale për pastrim parash, veçanërisht sa i përket shkeljeve të inicuara jashtë kufijve.
Në listën me 23 shtete bien në sy vende të njohura gjerësisht si parajsa fiskale si Ishujt Kajman, Burkina Faso, Gjibraltari, Barbados, Pakistani, Panamaja, Filipinet, por edhe Turqia.
Bie në sy në listën gri të këtij viti dalja e Maltës, e cila sipas FATF ka marrë një seri masash në adresimin e kontrollit financiar ndaj kompanive të huaja.
Një prej faktorëve që solli përmirësimin e Shqipërisë në sytë e strukturave evropiane për sa i përket pastrimit të parave ishte krijimi i regjistrit të pronarëve përfitues si dhe kuadri ligjor për procedimin dhe konfiskimin e parave të dyshimta. Por regjistri i pronarëve përfitues nuk është vënë ende në funksion të plotë, ndërkohë që kanë munguar rastet e konfiskimit të shumave të rëndësishme financiare.
- Albania
- Barbados
- Burkina Faso
- Cambodia
- Cayman Islands
- Gibraltar
- Haiti
- Jamaica
- Jordan
- Mali
- Morocco
- Myanmar
- Nicaragua
- Pakistan
- Panama
- Philippines
- Senegal
- South Sudan
- Syria
- Türkiye
- Uganda
- United Arab Emirates
- Yemen
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.