1339 denoncime ndaj gjyqtarëve e prokurorëve – ILD: Kemi pranuar 1275 prej ankesave, për 27 po grumbullojmë informacion
Ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk ka nisur ende punën për shkak të vonesa në zgjedhjen e tij dhe plotësimin me stafin përkatës, në adresë të tij kanë mbërritur plot 1339 ankesa ndaj gjqutarëve e prokurorëve. Institucioni që ka detyrë hetimin e dënimin e magjistratëve që kryejnë shkeljet, për periudhën shkurt-korrik 2020, nga momenti i nisjes së punës, ka pranuar 1275 prej tyre, të cilat do t’I nënshtrohen hetimit të mëtejshëm. Në raportin e aktivitetit për këtë periudhë kohore, Inpektori i Lartë i Drejtësisë bën me dije se janë kryer – 442 konfirmime mbi ankesat e depozituara nga qytetarët; – 746 konfirmime mbi ankesat e prapambetura nga Këshilli i Lartë Gjyqësor; dhe – 87 konfirmime mbi ankesat e depozituara nga institucione të tjera.
Lidhur me verifikimin e ankesave pas shqyrtimit fillestar, përgjatë periudhës Janar-Korrik 2020, janë miratuar: – 17 vendime për verifikimin e ankesave pas shqyrtimit fillestar; – 33 vendime për arkivimin e ankesave pas shqyrtimit fillestar; – 33 njoftime për vendimet e arkivimit të ankesave; – 5 vendime arkivimi pas verifikimit të ankesës; – 27 kërkesa drejtuar gjykatave apo prokurorive, mbi informacione ndaj gjyqtarëve apo prokurorëve të kërkuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në kuadër të verifikimit të ankesave;
Ndërkaq, Inspektori i Lartë i Drejtësisë njofton se ka nisur 6 hetime disiplinore për tetë gjyqtarë e prokurorë. Nga këto hetime disiplinore të kryera janë dërguar:
ILD ka dërguar 2 kërkesa për procedim disiplinor për një magjistrat gjyqtar dhe një magjistrat prokuror pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.