14 raste të reja me koronavirus – Ende 290 raste aktive në vend
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 267 testime ku 14 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar në 750 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka ndërruar jetë një 52 vjeçar nga Kruja duke e çuar në 30 numrin e personave që kanë humbur jetën nga Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 pacientë duke e çuar numrin total të të shëruarve në 431, ndërsa mosha mesatare e të infektuarve është 47,8 vjeç.
Aktualisht janë ende 290 raste aktive me Covid-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.