179 raste të reja me Covid-19, MSH: “2 persona humbën jetën dhe u shëruan 587 të tjerë”
Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 179 persona, ndërsa në total janë kryer 2652 testime. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 38 raste në Tiranë, 16 në Fier, 12 në Gjirokastër, 11 në Durrës, 10 në Korçë dhe 9 raste në Shkodër.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,600 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, përkatësisht 82 dhe 85 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e përhapjes së COVID19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.