25 mln euro për dy spitale – Vijojnë investimet, problem mbetet shërbimi në shëndetësi
Vit pas viti në shëndetësi investohet në tulla por jo në shërbim. Në vazhdën e investimeve në infrastrukturë është njoftuar çelja e kantierit të ri të punimeve për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme dhe spitalit të kirurgjisë.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se investimi është në vlerën e 25 milionë euro dhe punimet do të përfundojnë pas 30 muajsh.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se për shëndetësinë është bërë shumë, por mbetet edhe shumë për t’u bërë. Ndër të tjera Rama ju referua edhe kaosit të trafikut brenda ambienteve të qendrës spitalore që sipas tij do marrin fund me ndërtimin e parkingut të ri.
Ndërkohë që ka reaguar ish-ministri i shëndetësisë Tritan Shehu, i cili e ka cilësuar si një inaugurim të vonuar. Sipas Shehut është njoftuar me shumë vonesë nisja e fazës së dytë të punimeve të nisur që në vitin 2006-2007.
Ish ministri i shëndetësisë pretendon se tashmë duhej që të inaugurohej përfundimi i projektit i cili është zvarritur për vite me radhë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.