3 mënyra të thjeshta për të menaxhuar profilin e biznesit tuaj në Instagram
Prezenca juaj në rrjete sociale mund të kontribuojë në suksesin e përgjithshëm si një sipërmarrës. Rrjetet sociale, duhet të jetë një pikë fokusimi në rritjen dhe strategjinë e markës, jo si një mendim i dytë.
Sipas Hootsuite, 41 për qind e konsumatorëve të Shteteve të Bashkuara ndjejnë se markat me të cilat ata angazhohen duhet të kenë një prezencë të fuqishme në media sociale.
Instagrami është i mjeti më i mirë për reklamim dhe marketing, duke marrë parasysh se keni një audiencë dhe arritje të madhe.
Këtu do të gjeni tri këshilla të thjeshta të cilat Entrepreneur, sugjeron t’i përdorni për të rritur prezencën tuaj në Instagram,
Jepini audiencës atë që dëshiron, jo atë që ju mendoni se dëshiron
Mënyra më e lehtë për të rritur llogarinë tuaj të Instagram është duke postuar përmbajtje të cilën audienca juaj dëshiron ta shohë.
Kjo tërheq pëlqime, komente, etiketime, ndjekës, etj., të gjitha të nevojshme për të rritur llogarinë tuaj.
Pasi të mësoni se çfarë dëshiron audienca e pikasur dhe pasi të keni zbuluar se çfarë funksionon më mirë, filloni të postoni më shumë fotografi të lidhura me përmbajtjen më të famshme.
‘’Tregu është treg, dhe tregu do të vendosë nëse jeni të mirë mjaftueshëm për t’u konsumuar’’, thotë Gary Vaynerchuk, dhe ai ka të drejtë. Mënyra e vetme që të konsumoheni nga tregu është duke iu ofruar atë që dëshirojnë’’.
Përdorni përmbajtjen për të tërhequr ndjekës, jo një strategji ‘’follow/unfollow’’
Shumë njerëz përdorin strategjinë follow/unfollow, ;por në fakt kjo nuk është një mënyrë shumë efikase. Njerëzit ju ndjekin duke shpresuar që do i ndiqni edhe ju. Nëse i ndiqni, ata ndalojnë së ju ndjekuri. Nëse nuk i ndiqni, ata nuk do ju ndjekin brenda një dite ose dy.
Këta janë ndjekës tërësisht të padobishëm. Ata kanë zero interes në ju ose përmbajtjen tuaj. Për të tërhequr ndjekësit për të cilët keni nevojë, ju duhet të përdorni përmbajtje të mrekullueshme, jo një botë follow/unfollow.
Me më shumë se 700 milion përdorues të Instagram ju nuk keni nevojë të përdorni atë strategji për rritje.
Ka një audiencë të madhe e cila po pret të angazhohet me llogarinë tuaj, postoni përmbajtje të mrekullueshme dhe shikoni se si ndjekësit tuaj rriten.
Është më mirë të tërhiqni 50 ndjekës në ditë të cilët janë me të vërtetë të interesuar për llogarinë tuaj se sa 1,000 të cilët janë të interesuar vetëm për një ‘’follow’’.
Bëhuni aktivë dhe reagues, jo një fantazmë
Media sociale ka të bëjë me angazhimin dhe bashkëveprimin. Nëse thjeshtë postoni përmbajtje dhe nuk angazhoheni asnjëherë me ndjekësit tuaj ata do të shkëputen.
Diçka e thjeshtë si pëlqimi i komenteve të tyre ose përgjigja në mesazhet direkte do t’ju ndihmojë të ndërtoni një marrëdhënie më të fuqishme me ndjekësit tuaj.
Sipas Sprout Social, kthimi i përgjigjes ndaj një pyetjeje të një konsumatori në media sociale shtyn 49 për qind drejt blerjes. Merr shumë pak përpjekje që të jeni aktiv dhe t’iu përgjigjeni ndjekësve, dhe ai investim që bëni në kohë është ai i cili krijon besnikërinë e konsumatorëve.
Angazhimi me ndjekësit tuaj ndihmon të forconi atë marrëdhënie, dhe nëse bëheni aktivë, ju do të shihni përqindje më të lartë të përgjigjeve nëse përfshini një thirrje për veprim në titullin tuaj.
Dikush do të ketë më shumë gjasa t’i përgjigjet një thirrje për veprim nëse keni bashkëvepruar më parë me të.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.