4.9 milionë euro për blerje energjie – Nevojat për shtatorin, rritet çmimi mesatar për sigurimin e energjisë
Vetëm për gjysmën e parë të muajit shtator, Furnizuesi i Tregut të Lirë ka shpenzuar 4.96 mln euro për blerje e energjie. Sipas të dhënave zyrtare, kompania e krijura nga ndarja e OSHEE ka kryer 2 blerje, ndërkohë që çmimi mestar me të cilin është siguruar energjia është respektivisht 51.23 dhe 52.47 euro/mwh. Ky çmim është më i lartë, në raport me energjinë e blerë për muajin gusht, ku çmimi mesatar arriti në 45.61 euro/mwh.
Ndërkohë që, nëse e krahasojmë me energjinë e blerë për muajin korrik, atëherë çmim është dukshëm më i lartëm, duke qenë se në atë kohë u shpenzuan në total rreth 3 mln euro me një çmim prej 40.85 euro/mëh.Vetëm për 3-mujorin e dytë të vitit FTL shpenzoi mbi 10 mln euro për blerjen e enrgjisë, ndërkohë që bashkë me faturën e shtatorit, që gjithsesi nuk është përfundimtare, fatura arrin në 15 mln euro.
Faturat e larta për blerje energjie reflektojnë uljen e prodhimit të energjisë për shkak të situatës jo të favorshme hidrike. Sipas Instat për tremujorin e dytë të vitit, prodhimi neto vendas arriti vlerën 1.188GWh nga 1.280GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2019, duke shënuar një rënie me 7,1%. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 48,1%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 51,1% dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0,8% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.