42 mln euro për furnizimin me ujë – Qeveria, marrëveshje me KfW për zonat e Orikumit dhe Himarës
Qeveria shqiptare dhe qeveria gjermane, nëpërmjet bankës KfW, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për furnizimin me ujë në zonat rurale, kryesisht në bregdetin e jugut. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me ambasadoren gjermane në Shqipëri, Sussane Schutz, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se, me këtë investim do të përmirësohet kushtet e jetesës për rreth 80 mijë banorë të zonave të Orikumit dhe Himarës, por edhe për turistët e shumtë që frekuentojnë këtë bregdet.
Ndërsa, Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Sussane Schutz, deklaroi se, ky investim prej rreth 42 milionë euro është një vazhdim i projekteve të tjera në rreth 160 fshatra të Shqipërisë.
“Projekti me një vëllim të përgjithshëm prej 42 milionë euro është vazhdim i rezultateve pozitive të projekteve pararendëse, përmes të cilave u arrit të përmirësohet furnizimi me ujë në më shumë se 160 fshatra të Shqipërisë. Në fokusin tonë, tanimë janë zonat bregdetare në Himarë, Orikum dhe disa pjesë të Vlorës.”
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.