440 dosje në pritje të SPAK – Ibrahimi: Mund ta nisim me 8 prokurorë. Manja: Mos shkelni Kushtetutën
Ngritja e SPAK mund të ndodhë shumë shpejt duke anashkaluar detyrimin kushtetues që përcakton numrin minimal prej dhjetë anëtarësh për funksionimin e tij. Por sipas kreut të KLP, Gent Ibrahimi, struktura e posaçme antikorrupsion, do të përballej me një volum alarmant prej 55 dosjesh për secilin nga 8 prokurorët. Ibrahimi ishte të premten në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për të raportuar për aktivitetin e KLP për 6 muajt e parë të vitit.
Ndërkohë që Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja bëri thirrje që SPAK t’i përmbahej germë për germë detyrimit kushtetues për numrin minimal prej 10 anëtarësh të SPAK, pasi anashkalimi i tij mund të bënte që vendimi të keq interpretohej politikisht.
Sipas Ibrahimit në metrat e fundit është edhe procesi i zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, i cili aktualisht mbahet peng nga ankimimi në Gjykatë i një prej kandidatëve të skualifikuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.