5 arsye pse duhet të filloni të përdorni nënshkrimin elektronik në biznesin tuaj në 2018-ën
Me shumë mundësi e keni ndjerë presionin për të shkuar drejt zgjidhjeve pa letër në biznesin tuaj. Ndërsa është ende e paqartë koncepti I një zyre tërësisht pa letër, ne po i afrohemi më afër këtij realiteti. Ndërsa nuk është realiste të eliminohet plotësisht letra në zyrën tuaj gjatë vitit të ardhshëm viti 2018 mund të përfaqësojë kohën e përkryer për të miratuar nënshkrimet elektronike. Por cilat janë përfitimet dhe avantazhet e nënshkrimit elektronik.
- I thjeshtë dhe intuitiv
Përfitimi më i madh i nënshkrimeve elektronike është se ato janë të thjeshta e të lehta për t’u përdorur. Ka një numër zgjedhjesh të ndryshme online të cilat mund të
- Nivel të lartë sigurie
Besoni apo jo, nënshkrimet elektronike janë më të sigurta se dokumentet tradicionale të letrës. Jo vetëm që ato përmbajnë një nënshkrim, por gjithashtu përmbajnë informata të gjurmueshme se kush e nënshkroi dokumentin, kur e nënshkruan dhe ku e nënshkruan.
- I përshtatshëm
Ne veprojmë në një botë të shpërndarë gjeografikisht të biznesit. Këto ditë, madje edhe bizneset e vogla, lokale merren me furnizues, klientë dhe partnerë të ndryshëm në qytete, shtete dhe vende të ndryshme. Nënshkrimet elektronike lejojnë shkurtojnw mjaft kohw, gjë që e bën atë një zgjidhje shumë më të përshtatshme sesa alternativa e postimeve dhe / ose shtypjes dhe skanimit.
- Kthim i shpejtë
Komoditeti i nënshkrimit elektronik nënkupton një kthim shumë më të shpejtë. Në vend që të shtypni nënshkruani printoni më pas t’ia dërgoni palës tjetër e më pas të skanonin, me anë të nënshkrimit elektronik kjo procedurë do t’ju zgjasë vetëm disa sekonda.
- Kosto më e ulët
Së fundi, nënshkrimet elektronike janë me kosto më efektive se sa metodat tradicionale të letrës. Ju jo vetëm që kurseni letrën por gjithashtu postën dhe kohën tuaj.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.