5 gjërat që ju ndalojnë të bëheni të pasur
Ne të gjithë duam të kemi para shtesë. Do të ishte akoma më mirë nëse do të kishim para të mjaftueshme sa për të mos u shqetësuar më kurrë për financat tona.
Sipas të dhënave të 2013-ës, UBS Investor Watch ka arritur në konkluzionin se të bëhesh i pasur nënkupton të jetosh pa kufizime financiare. Por investitorët mendojnë se për t’u konsideruar mjaftueshëm të pasur duhen të paktën 5 milionë dollarë.
Të gjithë mund të pajtohemi me idenë se duke qenë i pasur do të mund të jetojmë pa u shqetësuar për financat tona, por a është vetëm 5 milionë dollarë numri magjik? Kjo ndoshta mund të varet nga personi.
Nëse jeni përpjekur të ruani për një kohë të gjatë, ose thjesht keni hequr dorë nga t’u bërit i pasur një ditë, mund të ketë arsye specifike se përse nuk po ia dilni.
Lexoni më poshtë disa nga arsyet të cilat mund t’ju kenë stepur drejt këtij realizimi.
- Nuk planifikoni të ardhmen
Ju mund të dëshironi të jeni të pasur, por nëse nuk planifikoni të ardhmen, ju kurrë nuk do të jeni i pasur. Pa pasur një plan të caktuar, ju nuk mund të kurseni para dhe do të nxirrni gjithmonë justifikime. Një planifikues financiar mund t’ju ndihmojë në përcaktimin e qëllimeve dhe se si mund t’i realizoni.
Megjithatë, nëse me të vërtetë dëshironi të kurseni para, gjithashtu mund të vendosni qëllimet tuaja dhe të bëni vetë planet tuaja të kursimeve. Filloni duke parë me kujdes buxhetin tuaj të tanishëm. Përcaktoni se sa duhet të ruani çdo muaj dhe çdo vit për të arritur qëllimet tuaja financiare.
- Shpenzoni më shumë se sa fitoni
Kjo është e qartë, nëse keni një shumatore familjare të të ardhurave vjetore prej 30,000 $- 50.000 $, dhe i keni shpenzuar të gjitha, ju kurrë nuk do të bëheni i pasur. Njerëzit janë të prirur të mendojnë se nëse do të kishin mjaftueshëm para, do të mund të qëndronin në këtë buxhet.
Nëse e gjeni shpesh veten duke blerë artikuj që janë më ekstravagantë se sa diktimi në stilin tuaj të jetesës, ose në qoftë se vazhdimisht përdorni kartën tuaj të kreditit dhe nuk mund ta paguani, atëherë keni bërë shpenzime pa kriter.
- Ju nuk jeni duke investuar në mënyrën e duhur
Shpresojmë që ju jeni duke kursyer dhe investuar disa nga paratë që ju bëni çdo muaj. Nëse jeni duke investuar, paratë tuaja janë ndarë në mënyrë ideale mes disa aksioneve të ndryshme. Edhe pse ju mund të vini të gjitha paratë tuaja për të investuar në zgjedhjet e mëdha duke blerë më shumë aksione, ju gjithashtu mund të humbni një shumë të konsiderueshme parash në qoftë se rezervat dhe të gjitha paratë tuaja janë të lidhura në të.
Basti juaj më i mirë është zakonisht diversifikimi në investimet tuaja. Nëse jeni duke kursyer nga pak, dhe doni të investoni, ju nuk mund të diversifikoni investimin tuaj. Në këtë rast, të kursesh diçka është më mirë se asgjë. Në momentin kur do të keni para të kursyera më shumë, mbani mend të diversifikoni investimin tuaj.
- Keni komplekse
Disa njerëz besojnë se ata kurrë nuk do të jenë të pasur dhe nëse e besoni këtë, atëherë profecia juaj do të jetë e vërtetë. Disa njerëz mendojnë se për shkak se prindërit e tyre janë të varfër, apo nuk kanë arsim universitar, apo nuk janë pronarë, ata kurrë nuk mund të jenë të pasur. Megjithatë, disa nga njerëzit më të suksesshëm braktisën kolegjin, duke përfshirë Bill Gates, Steve Jobs, dhe Frank Lloyd Wright.
Të menduarit në mënyrë negative do të ndalojë edhe personin më të zgjuar për t’u bërë i pasur. Edhe nëse nuk dëshironi të shpenzoni si të pasurit, imitimi i tyre do t’ju çojë drejt të qenurit i pasur.
Psh, duke punuar më shumë me orë të zgjatura, duke ruajtur më shumë, duke planifikuar të ardhmen ju do të mund të keni më shumë para.
- Besoni se të qenurit i pasur mund të jetë e keqe
Duke shkuar sërish tek ajo që përmendëm më parë, nëse besoni se njerëzit e pasur janë përfundimisht të këqinj, ju nuk mund të bëheni kurrë i pasur. Ndoshta nuk keni interes të bëheni i pasur.
Thuajse të gjithë ne pëlqejmë të kemi shumë para në mënyrë që të mos shqetësohemi sërish, edhe pse mund të shprehim të kundërtën. Shumica e të pasurve kritikohen apo gjykohen se janë të këqinj, dhe kjo është e padrejtë. Shumica e të pasurve nuk kanë dalë për të mbledhur të gjitha paratë në botë. Shumica e njerëzve mendojnë për imazhin negativ të të pasurve, por harrojnë se ata paguajnë shumë taksa, rroga, dhe investime.
Ka shumë arsye pse nuk mund të bëhesh i pasur. Duhet të keni patjetër një fond emergjence e cila do ju shërbejë nëse humbni vendin e punës dhe ju duhet të përdorni kartat e kreditit, pagesat e kredive, apo faturave dhe shpenzimeve mujore.
Kemi dëgjuar shpeshherë histori sesi njerëzit e varfër kanë dalë milionerë në pension, thjesht duke kursyer me kujdes çdo muaj paratë e tyre.
Mund të keni dëgjuar dhe se jeni i ri dhe keni kohë për të kursyer para dhe duhet të jetoni si të ishte dita e fundit e jetës suaj. E vërteta është se me shumë mundësi nuk është dita e fundit e jetës suaj, ndaj fillo dhe kurse tani.
Përshtati: Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.