5 projekte për Shkodrën – Bashkia shpall tenderin për rikualifimin urban. Fondi dhe detajet
Bashkia Shkodër ka shpallur 5 tendera në Agjencinë e Prokurimit Publik për rikualifikim të rrugëve të ndryshme të qytetit. Në total, fondi i vënë në dispozicion është afro 25.6 milionë lekë. Konkretisht, tenderat e shpallur në APP vijojnë si më poshtë:
- Rikualifikim Urban Blloqe Banimi “Leke Dukagjini” (te ish vajguri), fondi 6 milionë lekë
- Rikualifikim Urban Blloqe banimi Rruga “Lëvizja e Postribës” (përballë Mërkatës), 2.4 milionë lekë
- Rikonstruksion Rruga “Gjon Shllaku”, 2.2 milionë lekë
- Sistemim asfaltim rruga Qender Mes – Kullaj, faza II), 8.4 milionë lekë
- Rikonstruksion Rruga “Degrand”, 6.6 milionë lekë
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.