60% e punonjësve, të pakënaqur nga puna! Sondazhi/ Duan të largohen për shkak të pagës dhe miqve
60 për qind e punonjësve shqiptarë janë të pakënaqur nga vendi i tyre i punës dhe po e njëjta përqindje rezulton edhe në Kosovë. Të dhënat e sondazhit mbi kënaqësinë dhe angazhimin në punë gjatë vitit 2019 janë bërë publike nga kompania e burimeve njërëzore dhe trajnimeve EPPC, ku rezulton se problematika më e madhe lidhet me pagën dhe promovimet pa kriter bazuar në njohje dhe miqësi.
Po kaq shqetësues është fakti se 57 për qind e punonjësve gjatë 12 muajve të fundit kanë qenë në kërkim të një vendi të ri pune. Problematika më e madhe vërehet në kompanitë private.
Por cilat janë disa nga rekomandimet që i jepen biznesve për të rritur kënqësinë e punonjësve në punë si dhe rendimentin e tyre, e cila përkthehet në perfomancë më të mirë të subjekteve.
Në sondazh morën pjesë 1528 punonjës në Shqipëri dhe Kosovë dhe marzhi i gabimit arrin në 3 për qind.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.