60 mijë aplikime për subvencione në bujqësi – Selmanaj: Së shpejti nis disbursimi i fondeve!
Afro 60 mijë fermerë kanë aplikuar gjatë këtij viti për subvencione në bujqësi, një numër shumë më i lartë krahasimisht me vitin që lam pas, për shkak edhe të fondit të vënë në dispozicion prej 3.7 miliardë lekësh.
Në një intervistë për TV SCAN, Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural bën me dije se për cilat nga 13 skemat ka pasur më shumë interes.
Selmanaj shprehet se menjëherë pas shpalljes së listës së fituesve do të nisin edhe pagesat direkte. Ndërsa sa i takon naftës falas, ka filluar shpërndarja e kartave.
Skema e Subvencioneve 2022 mbështet fermerët përmes 13 masave, ku interes me të ulët duket se ka pasur për sektorin e peshkimit.
Interesi i fermerëve për të përfituar nga fondet në bujqësi kanë qenë 3 herë më i lartë se një vit më parë. Më shumë aplikime rezulton të ketë pasur nafta falas, blegtoria dhe më pak peshkimi.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.