700 mësues special – Mbështetje për fëmijët me aftësi ndryshe për vitin 2018 -2019
Rreth 700 mësues special në të gjithë vendin do të jenë në dispozicion për fëmijët me aftësi ndryshe. Lajmin e ka bërë publik ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nga shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli”.
Në total janë rreth 201 fëmijë të institucioneve të përkujdesit social, që do të frekuentojnë vitin akademik 2018 – 2019.
Gjithçka është gati për të nisur vitin e ri shkollor jo vetëm për 37 fëmijët e “Zyber Hallullit”, por për të gjithë fëmijët e institucioneve të përkujdesit, edhe për fëmijët me aftësi ndryshe, për të cilët këtë vit Ministria e Arsimit ka vënë në dispozicion 700 mësues specialë. Një vëmendje të posaçme, me ekipin e edukatoreve dhe kujdestareve, po I kushtojmë përgatitjes së fëmijëve me aftësi ndryshe në qendrat tona të përkujdesit, 25 prej të cilëve do të ndjekin shkollat speciale këtë vit, por ka edhe fëmijë që do të shkojnë në shkollat e zakonshme, ndaj vendimi I qeverisë për dyfishimin e mësuesve specialë në shkolla, padyshim do I shërbeje integrimit më të mirë të këtyre fëmijëve”, tha Manastirliu.
17 Shtatori shënon edhe fillimin e vitit akademik për nxënësit në të gjithë vendin.
Për nxënësit nga klasa e parë deri në të katërt qeveria ka dhënë në “përdorim” librat, ndërkohë që kostot për fillimin e vitit shkollor për nxënësit e tjerë shkojnë deri në 15 mijë lekë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.