82 raste të reja me Covid – Përkeqësohet situata e pacientëve të shtruar
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 401 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 82 raste të reja.
Rastet e reja janë përkatësisht: 30 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, 6 raste në Kukës, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, 3 raste në Kavajë dhe Përmet, 2 raste në Korçë, 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.
Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 84 pacientë ku 11 prej tyre janë në terapi intensive dhe 6 në intubim, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 pacientë duke e çuar numrin total të të shëruarve në 1832, dhe ka akoma 1273 raste aktive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.