Aksioni i lirimit të plazheve nga ‘zaptuesit’ e paligjshëm vazhdon në Velipojë – Procedohet penalisht 50 vjeçarja (VIDEO)
Policia e Shtetit njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Stacionin e Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare në territorin e Velipojës, kanë evidentuar dhe proceduar penalisht shtetasen: D. H., 50 vjeçe, banuese në Velipojë.
Sipas njoftimit gjatë kontrollit të ushtruar gjatë vijës bregdetare Velipojë u konstatua se kjo shtetase kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.
Gjithashtu policia bën me dije se deri në këto momente janë kontrolluar 46 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 60 shezlongë dhe 30 çadra.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.