Aksioni tatimor në zonat turistike – Në fillim të gushtit bllokohen 23 subjekte në jug, 9 prej të cilave në Sarandë
Çdo subjekt tregtar, që ushtron aktivitet ekonomik në zonat turistike dhe nuk e zhvillon atë në përputhje me ligjin, është ndëshkuar nga hetimi tatimor. Nga aksioni i zhvilluar në të gjitha zonat turistike në ditët e para të muaj gusht rezulton të jenë penalizuar 23 subjekte tregtare për mos lëshim të kuponit tatimor ose se nuk kanë qenë fare të regjistruara në TVSH.
Referuar të dhënave të Drejtorisë së Hetimit Tatimor për këtë periudhë rezulton se qyteti që ka marrë edhe penalitetet më të shumta është Saranda.
Në këtë qytete dhe në rrethinat e tij janë bllokuar me 9 subjekte tregtare ku 7 prej të cilave nuk figuronin të regjistruara në organet tatimore dhe dy prej tyre nuk kanë lëshuar kupon tatimor. Penaliteti është bllokimi i aktivitetit për 30 ditë ose deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së.
Më pas renditet qyteti i Durrësit me katër penalitete të vendosura në fillim të gushtit për subjektet që nuk lëshojnë kupon tatimor ose nuk janë të regjistruara në tatime. Tirana, Vlora dhe Korça kanë nga tre subjekte të bllokuara për këtë periudhë, ndërsa në Pogradec është ndëshkuar vetëm një subjekt për mos lëshim të kuponit tatimor.
Ndërsa referuar kontrolleve në zonat turistike në veri të vendit nga data 22 qershor janë kryer në total 890 kontrolle, nga të cilat 375 kanë rezultuar me shkelje tatimore me vlerë rreth 12.5 milionë lekë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.