Akti normativ për buxhetin 2017, zbardhen tabelat e plota me ndryshimet në ministri e institucione
Një ditë më parë është miratuar akti normativ i qeverisë me ndryshimet e buxhetit 2017. Ndërkohë, akti është botuar në Fletoren Zyrtare, sëbashku me tabelat përkatëse të ndryshimeve për secilën ministri e institucion buxhetor. Ndryshimet lidhen me emergjencën e furnizimit me energji elektrike që është shkaktuar nga mungesa e reshjeve gjaët këtij sezoni veror.
Përmes Aktit Normativ, Qeveria ka rritur me 3 miliardë lekë, afërisht 30 milionë dollarë fondin në dispozicion të blerjes së energjisë elektrike, duke e çuar nga 1,5 miliardë lekë në 4.5 miliardë lekë. Rritje ka shënuar edhe fondi rezervë i qeverisë, i cili nga 1.5 miliardë lekë, shkon në 2.7 miliardë lekë.
Deri në 1.2 miliardë lekë të këtij fondi do të përdoren, për raste të paparashikuara të institucioneve buxhetore, nga Këshilli i Ministrave; 500 milionë lekë do përdoren për krijimin dhe funksionimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, ndërsa 1 miliardë lekë, për përballimin e emergjencave natyrore.
Ndërkaq, Akti Normativ sheh në rritje si të ardhurat ashtu si edhe shpenzimet buxhetore. Të ardhurat shënojnë një rritje prej 2 miliardë lekësh, afërsisht 20 milionë dollarë, duke shkuar nga 436.4 miliardë lekë në 438.4 miliardë lekë. I pandryshuar mbetet deficiti buxhetor, i cili sipas buxhetit 2017 do të jetë në kuotën e 31.1 miliardë lekëve. Rritje prej 2 miliardë lekësh ka shënuar edhe fondi për njësitë vendore, i cili është shtuar me 2 miliardë lekë, afërisht 20 milionë dollarë.
Mëposhtë tabelat e plota të ndryshimeve:
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.