AKU gjobit me 5.3 milion lekë dhe pezullon dy subjekte në Tiranë
Një restorant dhe një market i palicensuar, në Tiranë, është kontrolluar nga Drejtoria Rajonale e AKU, nga ku u konstatua, ushtrim aktiviteti i palicencuar, mangësi në dokumentacion dhe mungesë e kushteve higjeno-sanitare.
Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative, duke vendosur ndaj subjekteve në fjalë gjobën me vlerë totale prej 5,300,000 lekë dhe masën administrative “Bllokim aktiviteti” për të dy subjektet.
AKU, ndërkohë që vijon punën intensive në të gjithë vendin, duke kontrolluar zbatimin e kërkesave ligjore, ju bën thirrje të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor që të kontrollojnë plotësimin e dokumentacionit për ushtrimin e aktivitetit në përputhje me ligjin, duke shmangur në këtë mënyrë masat administrative.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.