Alarmi i gjyqeve të zvarritura – KLGJ: Të trajtohen me përparësi të miturit, pagat, pensionet, dosjet mbi 2 vjet
Volumi i jashtëzakonshëm prej 56 mijë dosjesh që mbahen të pashqyrtuara në shkallët e gjyqësorit, ka detyruar KLGJ-në të nxjerrë një urdhër i cili përcakton çështjet që do trajtohen me përparësi nga gjykatat e apeleve.
Këshilli i Lartë Gjyqësor i përkufizon ato si çështjeje me natyrë specifike dhe urdhëron që ato të vendosen të parat në kalendarët e gjykatave. Behet fjalë për çështjeje ku mungesa e shqyrtimit të tyre brenda një afati më të shkurtër se afati i arsyeshëm sjell pasoja të rënda për palët në proces dhe për dhënien e drejtësisë. Çështje të tilla, sipas natyrës, janë:
a) çështjet që kanë për objekt të drejta të fëmijës apo që kanë ndikim te një fëmijë i mitur;
b) çështjet me objekt zgjidhje ose pavlefshmëri martese; c) çështjet me objekt detyrim për ushqim;
ç) çështjet me objekt kujdestarinë;
d) çështjet me objekt heqjen, kufizimin ose kthimin e zotësisë për të vepruar dhe ato që kanë për objekt të drejta të personave që iu është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar;dh) çështjet me objekt birësimin.
Më tej KLGJ rendit një listë të gjatë me natyrat e çështjeve emergjente, mes të cilave vërtetim fakti juridik të vjetërsisë në punë ose njohjen e vërtetësisë apo pavërtetësisë së dokumentit me pasoja juridike sa i përket përfitimit të pensionit;
gj) çështjet me objekt shpërblim dëmi nga zgjidhja e kontratës së punës;
i) çështjet me interes apo ndjeshmëri veçanërisht të lartë për opinionin publik apo ato që prekin interesa të komuniteteve të caktuara, në veçanti ato në nevojë. Në kalendar me përparësi do të shqyrtohen edhe çështjet, shqyrtimi i të cilave në gjykatën e shkallës së parë ka zgjatur përmbi 2 vjet.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.