ALUIZNI publikon raportin: Në 2017, bum legalizimesh në Vlorë e Sarandë
7 122 objekte janë legalizuar në Vlorë gjatë një periudhe 5-vjeçare, 2013-2018. Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t, 2017 kryeson edhe listën si viti me numrin më të madh të lejeve të dhëna, me 2382.
Ndërsa numri më i ulët i objekteve informale të legalizuara është regjistruar në vitin 2010, vetëm 108 objekte të legalizuara. Sipas ALUIZNIT, nga viti 2014 e deri në muajin shtator 2018 janë dhënë rreth 80% e lejeve.
Ndërkohë, sa i takon Sarandës, sipas statistikave rezulton se gjatë periudhës 2014- shtator 2018 janë legalizuar 2807 objekte informale. 2017 shënon edhe vitin rekord me numrin më të lartë të legalizimeve të kryera, ndërsa 2009 nuk ka regjistruar asnjë leke legalizimi.
Ndërkohë, sa i takon periudhës janar-shtator të këtij viti, numërohen rreth 917 leje legalizimi të dhëna për banorët e Sarandës.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.