“Amazon zëvendëson Google” – Renditet si kompania më e mirë për të punuar
Google është konsideruar gjatë si vendi më i mirë për të punuar, por sipas Linkedin, Amazon e ka nxjerrë Google jashtë loje duke u renditur vetë si kompania më e mirë për të punuar.
Çdo vit, rrjeti social për profesionistët, Linkedin ndërmerr shumë veprime si dhe grumbullon të dhëna në fusha të ndryshme për të nxjerrë këto rezultate.
Për renditjen e vitit 2018, Linkedin zbuloi se Amazon, e cila është punëdhënësi I dytë më I madh privat në SHBA me 566,000 punonjës luante rolin kyç.
Kjo nuk është befasuese për ata që e shikojnë kompaninë nga afër. CEO i kompanisë Jeff Bezos është lavdëruar për qasjen e tij ndaj menaxhimit duke zhvilluar kështu një kulturë të lulëzuar karriere që ndërthuret me qasjen e tij ndaj shërbimit të klientit.
Më poshtë do të gjeni renditjen e kompanive të cilësuara si kompanitë më të mira për të punuar sipas Linkedin.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.