Amnistia fiskale/ Rama: Ja cilat janë kategoritë që përjashtohen
Kryeministri Rama ka njoftuar ditën e sotme se do të miratohet brenda kësaj jave amnistia fiskale e cila do të kalojë në parlament brenda muajit maj.
“Do të jetë gjithë përfshirëse, që do të synojë lehtësimin maksimal edhe të atyre që ndodhen në emigracion,” është shprehur Rama. Sipas tij amnistia ndalon qartësisht riciklimin e të ardhurave nga krimi dhe korrupsioni.
Rama ka thënë se nga kjo amnisti do të përjashtohen të gjithë ata që janë të dënuar për aktivitetet e caktuara që hyjnë në veprimtarinë kriminale që është edhe subjekt i OFL-së, si dhe të gjithë politikanët e familjarët e tyre dhe policët, gjyqtarët, prokurorët dhe punonjësit e administratës së lartë shtetërore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.