Apple arrin tremujore rekord me 62.9 miliardë dollar të ardhura
Apple, kompania e parë në botë, e cila u vlerësua me 1 trilion dollar vazhdon të rritet me shpejtësi duke bërë që të ketë një rritje dyshifrore e të ardhurave. Pak më shumë se të ardhurat e projektuara, me 62.9 miliardë dollarë, gjiganti i teknologjisë është gati 20% më shumë se vitin e kaluar.
Themeluesi, Tim Cook dhe CFO, Luca Maestri, përmendën se kishin një performancë më të mirë nga shërbimet si iCloud, Apple Music dhe App Store, i cili arriti një nivel të lartë prej 10 miliardë dollarësh. Cook tha në një deklaratë se kompania ishte “e kënaqur të raportojë një tjetër çerek rekordi, i cili arriti një gjendje financiare të jashtëzakonshme në vitin 2018 duke bërë që të ketë të ardhurat dhe fitimet më të larta në tërë historinë e Apple.
“Gjatë dy muajve të fundit, ne kemi ofruar përparime të mëdha për klientët tanë përmes versioneve të reja të iPhone, Apple Watch, iPad dhe Mac, si dhe katër sistemet tona operative, duke bërë që sezoni i festave të arrijë performancën më të lartë në produktet dhe shërbimet”.
Megjithatë, menjëherë pas njoftimit, rezervat e Apple kanë rënë në 3.7%, për shkak se investitorët kishin shpresuar për numra më të lartë në shitjet e iPhone. Theksi mbi shërbimet mund të nënkuptojë një ndryshim në fokusin e kompanisë. Në të ardhmen, Apple mund të mbështetet më pak në shitjet e produkteve, të cilat janë bërë disi statike.
Në këtë tremujor, kompania ka dërguar 46.8 milionë iPhone, një rritje prej 13% gjatë tremujorit të fundit të shitjes 41.3 milionë. IPhone XS, modeli më i fundit që u prononcua në muajin shtator, ka të ngjarë që nuk do të shitet deri në tremujorin e ardhshëm, por analistët presin një ngadalësim të përgjithshëm të shitjeve.
“Përveç kësaj, konsumatorët po lëvizin përtej ekranit. Zëri dhe realiteti i automatizuar po ndryshojnë mënyrën se si reagojnë dhe bashkëveprojnë konsumatorët me telefonat e tyre “, shtoi Jim Cridlin, kryetari i global i inovacionit dhe partneritetit në Mindshare, një agjenci mediatike në pronësi të WPP.
Cridlin thotë se reklamat mund të jenë gjëja tjetër e rëndësishme për Apple. Ajo gjithashtu ka ndihmuar që kompania gjithnjë e më shumë të jetë quajtur si një nga më të besuarit në mbrojtjen e të dhënave dhe nuk është e përfshirë në polemika si shumë nga konkurrentët e saj të teknologjisë së lartë.
Për vite me radhë, Cook ka kritikuar kompanitë si Google dhe Facebook për trajtimin e të dhënave të konsumatorëve dhe bëri thirrje për mbikëqyrje më të madhe të qeverisë. Në qershor, Apple rriti përpjekjet për privatësinë e të dhënave, duke kufizuar aftësitë e zhvilluesve të aplikacioneve për të mbledhur të dhëna nga iPhone.
Nëse Apple nuk do të zgjerojë reklamat e saj, megjithatë, rritja e kompanisë mund të dalë kundër një muri. Pjesa më e madhe e kritikave të Cook-it qëndron në atë se si kompanitë e tjera merren me të dhëna; është ende e paqartë se si kompania do të lundrojë më mirë pengesat.
“Në atë moment do të jetë interesante,” thotë Cridlin. “A do të marrin një qëndrim të ndryshëm në mënyrë që ata të mund të zgjerohen përtej ekosistemit të tyre apo jo? Qëndrimi i tij mbi privatësinë e të dhënave ka gjasa të testohet. ”
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.