“Argument”- “Fakte dhe të vërteta”, zyrtarja e Shëndetit Publik sqaron situatën e koronavirusit në Shqipëri
Në emisionin “Argument” mbrëmjen e sotme po diskutohet për virusin më të ri, i cili po kthehet në një problem në të gjithë botën.
Teksa shteti ynë fqinj, Italia ka raportuar për 230 raste të reja të virusit, në Shqipëri institucionet zyrtare po ndjekin ngjarjet nga afër, duke rritur nivelin e vëmendjes.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 8 raste të dyshuara, të gjitha kanë rezultuar negative dhe se përforcimi i masave të sigurisë në kufij po shtohen dita-ditës.
Të ftuar për të folur në studio për mënyrën se si duhet të përballojmë një epidemi të tillë janë të ftuar Areti Beruka, Lediona Braho, Ola Mitre dhe Klodian Muço.
Zyrtarja e ISHP-së Areti Beruka ka shpjeguar gjithçka se çfarë po ndodh me trajtimin e këtij virusi në Shqipëri, ku theksoi me të fortë se nuk ka ende një person të konfirmuar. Sipas saj, tashmë do kontrollohen përveç inidvidëve nga Kina edhe ata nga Italia:
“Për rastin që jemi mbledhur kemi detyrimin për të thënë fakte dhe të vërteta. Coronavirusi është një grip me mbiemër të tillë, i cili ka një transmetim të përhapur komunitar dhe që origjinën e tij e ka pasur në Kinë dhe ka përhapje epidemike me tendenca pandemike. Epidemia kufizohet kur kap disa vende dhe padnemike kur hapet në të gjithë globin. Ky virus është i ngjashëm me simptomat me viruset sezonale dhe që përhapjen në komunitet e ka disi më agresive, por duke u mbështetur mbi faktet duhet të themi se vdekshmëria nga ky virus është 2% e popullatës. Nën moshat 16 vjeç prekshmëria është shumë e ulët dhe me shenja të lehta, pasi imuniteti është shumë më i lartë. Të gjitha viruset dhe gripërat ndër vite, shkaktojnë vdekje te personat me sëmundje kronike, te njerëzit me moshë të thyer, tek personat me imunitet të ulët. Për coronavirusin fobia është shumë e madhe, por duhet thënë se vdekshmëria nuk është në raport me gripërat e tjerë. Në fakt fenomeni i mediave të pakontrolluara të cilat përhapin “fake neës” bëjnë të kuptohet tek njerëzit frikëra për atë që nuk e dijnë.
Protokollet e mirëpërcaktuara nga Ministria janë të përcaktuara edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe ne jemi në zbatim të tyre. Është dyfishuar numri i personave që do të kontrollohen tashmë jo vetëm nga Kina, por edhe nga Italia.”
Gjermania dhe Franca i ka rastet e izoluara, ndërsa Austria, Zvicra nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të mbyllur kufinjtë.”
Geri Kolgega / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.