Armand Duka rikonfirmohet në krye të FSHF-së
Rikonfirmohet në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenti aktual Armand Duka. Duka mori 38 vota, ndërsa Fino 24 vota. Ky është mandati i pestë i cili i besohet Dukës për katër vitet e ardhshme.
Gara për kreun e FSHF ishte mes tre kandidatëve, kreut aktual Armand Duka, deputetit të Partisë Socialiste Bashkim Fino dhe ish- arbitrit Shpëtim Hala.
Në raundin e parë asnjë nga kandidatët nuk mori 2/3 e votave. Armand Duka mori 39 vota, Bashkim Fino 22, ndera 4 vota u shpallëm të pavlefshme.
Në raundin e dytë sipas rregullave, në votim ishën dy më të votuarit, ku fituesi duhet të merret 50 për qind të votave plus një votë. Zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit u mbajtën në hotelin “Adriatik” në Durrës.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.