Austria heq ndalimin e udhëtimeve për shtetasit shqiptarë
Austria heq ndalimin e udhëtimeve për shtetasit shqiptarë. Ministria e Punëve të Jashtme njofton se nga data 24 qershor, shqiptarёt mund tё udhёtojnё drejt Austrisё pёr çdo arsye, pёrfshirё turizёm.
“Pёrpara udhёtimit duhet tё jenё tё pajisur me Test (PCR-Test) të 72 orëve të fundit ose Antigen-Test negativ SARS-CoV-21 të 48 orëve të fundit, çertifikatё vaksinimi ose çertifikatё shёrimi të lëshuar nga institucione të autorizuara. Nuk është i nevojshëm plotësimi i formularit “Pre Travel Clearance” pёr shtetasit shqiptarё” njofton Ministria.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.