Austria ofron bursa studimi për studentët shqiptarë – Kriteret, afatet për aplikim dhe degët ku mund të studioni
Shkolla bujqësore profesionale në Eisenstandt në Austri, ofron bursa edukimi në vreshtari, prodhimin e verës, rritjen e frutave dhe përpunimin e tyre si dhe rritjen e perimeve.
Për bursë studimi në këtë shkollë profesionale mund të aplikojnë të gjithë studentët dhe profesionistët nga mosha 19 deri në 27 vjeç.
Sa i takon kohëzgjatjes së trajnimit, përfshin periudhën nga muaji Korrik-Gusht 2018 deri në muaji Shtator të vitit 2019.
Gjatë kësaj kohe studentët fitues do të marrin pjesë në të gjitha proceset nga prodhimi në përpunim, marketing dhe shitje të frutave të freskëta e të thata, perimeve, verërave, lëngjeve dhe uthullave.
Të interesuarit mund të aplikojnë deri në datën 18 maj 2018. Ndërsa fituesit do të shpallen me datë 1 qershor 2018. Klikoni këtu për të plotësuar formularin e aplikimit.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.