Balanca midis punës dhe familjes – 5 strategji që do ju ndihmojnë t’ia dilni mbanë me të dyja
Një ekuilibër i përsosur midis punës dhe familjes. Ekuilibri ndërmjet të dyjave zakonisht është i shkurtër, por koha e punës dhe e familjes mund të bashkëjetojë në paqe. Ndiqni këto 5 strategji thelbësore të cilat do t’ju ndihmojnë ta arrini këtë.
- Krijoni kohë për familjen tuaj gjate ditës
Dështimi në arritjen e krijimit të kohës për familjen tuaj tregon se familja do të jetë e para që do të sakrifikohet apo do të thyhet kur gjërat të zënë vend e ju të jeni shumë të zënë me punë. Pavarësisht orarit të punës suaj, ju duhet të krijoni një orar tuajin i cili i jep prioritetin e duhur gjithçkaje të rëndësishme në jetën tuaj.
- Krijoni një rutinë
Largimi nga puna herët ditën e premte, apo ndonjë mesazh i herë pas hershëm do t’ju ndihmojë të mbani balancën e duhur mes punës dhe familjes. Psikologu social Wendy Wood i USC thotë se këto lloj zakonesh të shëndetshme janë çelësi për të reduktuar zënkat, stresin dhe diskutimet. Nuk ju kushton asgjë nëse krijoni një rutinë çdo ditë për të ruajtur balancën midis punës dhe familjes.
- Mësoni të thoni “Jo”
Ngadalësoni pak, ju nuk duhet të pranoni çdo propozim që ju bëhet apo cdo favor që ju kërkojnë. Ambicia është diçka e mrekullueshme por jo në kurriz të vetes apo familjes suaj. Duke ngushtuar përgjegjësitë jashtë familjes do t’ju mbetet më shumë kohë për të shpenzuar me ta.
- Punoni me zgjuarsi, jo me sasi
Delegimi i detyrave themelore ju çliron një pjesë të mirë të kohës, duke e bërë më të thjeshtë përmbushjen e gjërave që në të vërtetë dëshironi të bëni. Përpiquni ta bëni këtë dhe do të shikoni se do të kurseni shumë energji dhe kohë argëtimi për të kaluar me familjen.
- Programoni kohë për veten tuaj
Por kur flasim mbi balancën punë familje duhet të theksojmë që bëhet fjalë për balancën punë – Kohë e lirë për veten, dhe familjen. Nëse ju hiqni dorë nga koha e tepërt që kaloni në punë, gjithashtu merrni dhe pak kohë nga koha e familjes për veten tuaj do t’ju ndihmojë në rritjen e produktivitetit dhe do të jepni më të mirën si në punë ashtu edhe në familjen tuaj.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.