Balluku në Porto Romano: Laboratori i ri drejt përfundimit
Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe kryeinspektori i ISHTI-t, Admir Abrija, kanë inspektuar sot punimet që po bëhen për ndërtimin e laboratorit të ri të Inspektoratit në zonën e Porto Romanos.
Gjatë vizitës, Abrija konfirmoi ndërtimin e dy impianteve kryesore, atë të përpunimit të hidrokarbureve të naftës dhe nënprodukteve të saj, si dhe impiantin e analizimit të gazit natyror. Sipas tij, Shqipëria qendrore dhe veriore do ti realizoj në këtë laborator analizat përkatëse të naftës dhe gazit.
Balluku u shpreh se meqenëse shumë fare pranë këtij laboratori ndodhen edhe dy portet kryesore atëherë është pikërisht këtu ku do të kryhen të gjitha proceset e analizave dhe kontrollit të cilësisë së naftës dhe gazit që importohet dhe eksportohet ne vend.
Sipas kryeinspektorit të ISHTI procesi i këtyre analizave synohet të arrihet në kohë rekord, pra subjekti i interesuar do të mund të ketë përgjigjet e nevojshme dhe të kërkuara në më pak se një orë, duke evituar kështu radhë apo vonesa të mundshme në të dyja pikat portuale të anijeve dhe mjeteve të tjera.
LIVE📽 – Ministrja Belinda Balluku dhe kryeinspektori i ISHTI-t, Admir Abrija, inspektojnë punimet që po bëhen për ndërtimin e 🔬laboratorit të ri të Inspektoratit në zonën e Porto Romanos.
Posted by Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë on Saturday, October 5, 2019
E.S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.