Banka Botërore solidarizohet me Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues: “Gati mbështetja për rimëkëmbje dhe rindërtim ”
Zyra e Bankës Botërore në Shqipëri në shenjë solidariteti për tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit, i cili i mori jetën 51 viktimave dhe shkaktoi qindra të plagosur, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ka shprehur të gjithë dëshirën e saj për tu solidarizuar në këto momente të vështira me shqiptarët.
Ndër të tjera Banka Botërore thekson se është gati të mbështesë vendin në përpjekjet për rimëkëmbje dhe rindërtim:
Statusi i Plotë
“Thellësisht të trishtuar për humbjen e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, Zyra e Bankës Botërore në Shqipëri është e gatshme të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për rimëkëmbje dhe rindërtim.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.