61 bashkitë në vend do të shpenzojnë rreth 57.6 miliardë lekë gjatë vitit 2020, apo afro 470 milionë euro, në funksion të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.
Afro 27 miliardë lekë janë shpenzime nga të ardhurat e veta, të cilat i mbledhin nga taksat dhe tarifat vendore, ndërsa rreth 26 miliardë lekë është granti për pushtetin vendor.
Po ashtu, 670 milionë lekë janë të ardhura nga transferimi i rentës, 2.9 miliardë lekë nga të ardhurat jo tatimore, 18.2 miliardë lekë është grant specifik nga buxheti i shtetit që që jepet nga qeveri për të kompensuar defiçencat midis të ardhurave dhe shpenzimeve, ndërsa 1 miliardë lekë është financimi i huaj vendor dhe të ardhura të tjera të mbaruara.
Këtë vit për bashkitë do të aplikohet një formulë e re e ndarjes së fondeve që jepen nga qeveria, duke marrë parasysh kritere si numri i popullsisë, dendësia e popullsisë, numri i nxënësve nëpër shkolla, etj.
Megjithëse fondet në dispozicion dhe transfertat e përvitshme nga buxheti i shtetit, sërish pushteti vendor çedon në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, si dhe në transparencën për mënyrën se si shpenzohen paratë publike.
Ndërsa gjatë vitit 2019, kanë pasur përmirësim në mbledhjen e të ardhurave në raport me një vit më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.