BB vlerëson sektorin bankar – Progres i ndjeshëm, është i mirëkapitalizuar dhe likuid
“Sektori bankar është i mirë-kapitalizuar dhe me norma fitimi”, thotë Banka Botërore në raportin më të fundit për Ballkanin Perëndimor, në profilin dedikuar vendit tonë. “Të gjitha bankat e tejkaluan minimumin e kërkuar nga protokolli Bazel III për normën e mjaftueshmërisë së kapitalit”, thotë më tej institucioni.
Minimumi i kërkuar fiksohet në 12%, ndërkohë që, mesatarja në vendin tonë fiksohet në 18.5%, që është dhe norma e dytë më e lartë në Ballkanin Perëndimor, pas Serbisë. Norma e likuiditetit ndërkohë fiksohet në 21%, thotë Banka Botërore.
“Sa i përket portofolit të kredisë, vihet re një përmirësim, duke pasur parasysh procesin e ristrukturimit të kredive jo-performuese të huadhënësve të mëdhenj nga ana e Bankës Qendrore të Shqipërisë. Kjo ka bërë që numri i kredive jo-performuese të zbresë në 11.2%, nga 25% që ishte në vitin 2008”, thuhet më tej.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.