Bllokohen ilaçe kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë
Strukturat doganore të Degëve Durrës dhe Kapshticë kanë bllokuar një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë. Referuar njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, gjatë kryerjes së procedurave të kontrolleve përkatëse në bazë të analizës së riskut, në dy automjete, janë konstatuar sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.
Menjëherë strukturat e këtyre Degëve Doganore kanë bërë bllokimin e këtyre sasive, si dhe i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme në strukturat përgjegjëse.
Administrata Doganore Shqiptare mbetet e angazhuar dhe ka të gjithë vullnetin për të qenë në krah të biznesit të ndershëm dhe në mbështetje të konkurrencës së lirë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.